Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë, iu drejtua sot qytetarëve, e në veçanti fëmijëve aktivist për mbrojtjen e mjedisit me një mesazh për rëndësinë e mbrojtjes së planetit tonë, urgjencën për të trajtuar sfidat mjedisore, si dhe rëndësinë e veprimit kolektiv për to.
Presidentja Osmani tha se përderisa shihet angazhim i shtuar për të punuar në këtë drejtim dhe ka ekspertizë vendore e ndërkombëtare për t’i adresuar këto sfida, nevoja për bashkëpunim të rregullt në të gjitha nivelet dhe mbështetje të vazhdueshme është e domosdoshme, duke potencuar se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë angazhim i yni i çdoditshëm.
Zyra e Presidentes është partnere e Ditëve të Tokës në Kosovë, program, i cili do të ketë aktivitete në vazhdimësi mbi inkurajimin e aktivizmit qytetar dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit./FolDrejt/