Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Siç njofton presidenca, në takim u diskutua mbi mundësinë dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në vitin 2023.
“Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, bëhet me dije në njoftim.
Siç thekson presidenca, ky takim ishte i rregullt./FolDrejt/