Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Në takimin mes presidentes së Kosovës dhe ambasadorit amerikan në Kosovë u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale, transmeton Fol Drejt.