Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka bashkëbiseduar me Kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi, presidentja Osmani ka biseduar për partneritetin në rritje mes Kosovës e Islandës.
“Në samitin e dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Moldova, pata një bisedë të mirë me kryeministren Katrín Jakobsdóttir për partneritetin tonë në rritje me Islandën. E falënderova atë për udhëheqjen e Islandës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës për shtyrjen përpara të anëtarësimit të Kosovës dhe biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.”, thuhet në postimin e presidentes./FolDrejt/