Presidentja Osmani është takuar me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur vetë presidentja, përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook.
“Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt.
Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar tutje Osmani./FolDrejt/