Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Strasburg ka takuar Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit të Evropës, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani i njoftoi Përfaqësuesit e Përhershëm për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në Strasburg i informova Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit të Evropës të vendeve aleate nëpër Evropë për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës.
Ne jemi të bashkuar përmes vlerave tona dhe në këtë kohë sfiduese për Evropën, ne jemi edhe më të fortë kur jemi të bashkuar për mbrojtjen e tyre”, ka shkruar Presidentja Osmani.