Vjosa Osmani ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Jeffrey Hovenier, shkruan Fol Drejt.
Presidentja e Republikës së Kosovës, me këtë rast, ka konfirmuar edhe një herë lidhjet speciale me ShBA-të.
Nga zyra e presidentes bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit, veçanërisht për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë” – bëhet e ditur nga presidenca.