Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Estonisë, Alar Karis, me të cilin diskutuan për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në rajon e më gjerë, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë.
“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera ndërkombëtare si dhe për përkrahjen e zëshme për liberalizim vizash”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Presidentja Osmani ndodhet në New-York, ku merr pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.