Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Islandës.
Lajmin për këtë takim e ka dhënë vetë presidentja, nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në facebook, transmeton Fol Drejt.
Osmani ka bërë me dije se gjatë këtij takimi kanë diskutuar marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit, si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë bazuar në vlerat e përbashkëta./FolDrejt/