Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka bashkëbiseduar me Kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson.
Siç bëhet e ditur nga presidenca, gjatë këtij takimi është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe bashkëpunimin e fortë të Kosovës me Suedinë.
“Kënaqësi të takohem me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson gjatë samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Diskutuam për zhvillimet e vazhdueshme, për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Suedinë, të cilin jemi të përkushtuar ta intensifikojmë më tej.”, është shprehur presidentja Osmani me rastin e këtij takimi./FolDrejt/