Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në fjalën e saj drejtuar të gjithë të pranishmëve ka shprehur mirënjohjen ndaj kontributit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për mbrojtjen e territorit të Kosovës.
Presidentja Osmani, ndër tjerash është shprehur e kënaqur me pjesëmarrjen edhe të komuniteteve joshumicë në radhën e policëve të rinj.
“Në këto momente, kur ju do të bëni betimin e shenjt, për të realizuar detyrat e përcaktuara me kushtetutën e Kosovës, dhe do t’i bashkoheni kolegëve tuaj për të realizuar me vendosmëri, përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë ndër tjerash presidentja Osmani.
“Jam e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinj, kemi 85 policë nga radhët e komunitetit joshumicë dhe 47 vajza e gra që rikonfirmon tashmë besimin e madh të qytetarëve tanë edhe nga radhët e komuniteteve në policinë tonë dhe vendosmërinë e grave dhe vajzave tona, për të shërbyer e kontribuar në misionin e sigurisë e lirisë”.
“Të gjithë se bashku, të shprehim edhe një herë falënderimin me policët dhe policet tona që po shërbejnë në veriun e vendit tonë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës”, ka shtuar ajo më tej./FolDrejt/