Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ndaj gazetarëve të Kosovës në pjesën veriore.
Osmani, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Kosovës, shfaqin qëllimet e vërteta të Beogradit për ta fshehur të vërtetën.
“Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka thënë tutje Osmani./FolDrejt/