Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesën e homologut të saj bullgar, Rumen Radev, ka udhëtuar për një vizitë zyrtarë dy ditore në Bullgari.
Siç bëhet e ditur, krahas takimit me homologun, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral, ku më pas do të ketë edhe një konferencë për media.
Krahas takimit me presidentin bullgar, Osmani pritet të ketë takim edhe me kryeparlamentarin bullgar, Vezhdi Romanov.
Gjatë kësaj vizite, Osmani do të pranojë Çelësin e Sofjes, ceremoni kjo e organizuar nga kryetarja e këtij qyteti, Yordanka Fandakova.
Në agjendën e vizitës së presidentes në Bullgari është edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Bullgarisë për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR) në Kosovë.
Gjithashtu, pritet që presidentja Osmani do të nderohet me mirënjohje në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” , teksa para stafit akademik, diplomatëve të akredituar dhe studentëve do ta mbajë një diskutim, në të cilin do të flasë për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore.
Po në këtë Universitet, edhe Osmani pritet të ndajë një mirënjohje për departamentin e gjuhëve të përgjithshme, indoevropiane, në emër të kontributit për studimin, zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe.
Krejt në fund, gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani pritet të takohet edhe me mërgatën shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Bullgari./FolDrejt/