Presidentja Vjosa Osmani do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të sekretares Medeleine Albright.
Pjesëmarrja e presidentes Osmani në varrim të sekretares amerikane, bëhet me ftesë të familjes Albright, por po ashtu vizita në ShBA zhvillohet edhe për disa takime të tjera.
Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës së Kosovës.