Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët muslimanë, transmeton Fol Drejt.
“Uroj që ky Bajram të kalojë në frymën e solidaritetit, afërsisë dhe zemërgjerësisë, të cilën populli ynë e kultivon ndër shekuj. E kalofshi këtë festë me të afërmit tuaj në paqe e harmoni dhe i ndafshi të mirat me ta, me miqtë dhe fqinjët tuaj. Frymën solidare duhet ta dëshmojmë çdoherë, e posaçërisht në festat si kjo, kur duhet t`ua zgjasim dorën njerëzve në nevojë”, ka shkruar Presidenjta Osmani në mesazhin dedikuar besimtarëve.
Po ashtu, ajo ka shtuar se kjo festë është, poashtu mundësi e mirë për forcimin e mirëkuptimit, afërsisë ndërnjerëzore me dëshirën e përbashkët për zhvillimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. “Me fat Fitër Bajrami!”./FolDrejt/