Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, për Ditën e Republikës.
Presidentja Osmani ka thënë se është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite.
“Gëzuar Dita e Republikës Presidentit Mattarella, miqve dhe aleatëve tanë në Itali.
Jemi krenarë për lidhjen e fortë ndërmjet dy vendeve tona, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta evropiane. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite.”, thuhet në postimin e presidentes./FolDrejt/