Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Malin e Zi, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Presidentja Osmani ka thënë se dy vendet tona janë bashkuar përmes lidhjeve të forta mes njerëzve.
“Ne kemi krijuar një partneritet të qëndrueshëm që është i rrënjosur në vlera të përbashkëta dhe i përforcuar nga vendosmëria jonë për t’iu bashkuar familjes euroatlantike”, thuhet në urimin e Presidentes Osmani./FolDrejt/