Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale, transmeton Fol Drejt.
Presidentja Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, ka uruar presidentin Erdogan, duke shprehur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve./FolDrejt/