Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka uruar presidentin amerikan Joe Biden, me rastin e festës kombëtare, “4 Korrikun”, shkruan Fol Drejt.
“Gëzuar 4 korrikun për Joe Biden, miqtë dhe aleatët tanë amerikanë!” – ka shkruar ndër të tjera Presidentja Osmani.
“Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari” – ka vijuar më tutje ajo.
Urimin e saj e ka mbyllur me një lutje, që “partneriteti” ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, të vijë duke u forcuar./FolDrejt/
Happy Fourth of July to @POTUS Biden and our American friends and allies!
Today, we join you in celebrating your great nation and the ideals & values that the heart of every American and every Kosovar beats to.
May our steadfast partnership continue to grow stronger! 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/DCjH5rsPlr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 4, 2023