Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar vendin ku u masakruan 45 persona në Reçak, para 23 viteve.
Ajo tha se dëgjoi rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës, transmeton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës,” shkroi Osmani në një postim në Facebook.
Për të shënuar këtë ditë, presidentja, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut.