Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën në 26-vjetorin e rënies.
Osmani, përmes një postimi në facebook, ka ngritur lart kontributin e tyre, duke thënë se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha e fituan përjetësinë duke u bërë heronjtë e Kosovës dhe frymëzuesit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.
“Ata mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën, i dhanë shtytje realizimit të idealit të brezave për liri dhe pavarësi, ndaj do të kujtohen çdoherë me nder e respekt. Emrat e tyre do të jenë gjithnjë në zemrën dhe kujtesën e secilit.”, ka thënë tutje presidentja Osmani./FolDrejt/