Edhe Vjosa Osmani është takuar sot me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Osmani është shprehur se Britania e Madhe ndër aleatët kryesor të Kosovës.
Presidentja në postim ka shkruar:
“Kënaqësi të pres në takim Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyq në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj sa më i madh roli i ketij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë.”/FolDrejt/