Presidentja e Hondurasit Xiomara Castro njoftoi në Twitter se i kërkoi ministrit të jashtëm të vendit të saj të vendoste marrëdhënie zyrtare me Kinën, gjë që e vendos Tajvanin, i cili ka marrëdhënie diplomatike me Hondurasin, në një pozitë të vështirë.
“Ne duhet të jemi shumë pragmatikë dhe të ndjekim atë që është më e mira për popullin e Hondurasit”, tha Ministri i Jashtëm i Hondurasit Eduardo Reina, raporton Reuters.
Tajvani ka marrëdhënie zyrtare me 14 vende të botës dhe tani rrezikon të humbasë një nga aleatët e tij, transmeton Fol Drejt.