30 vjet pas revolucioneve paqësore në Europën qendrore dhe lindore shfaqet një marsh i regjimeve autoritare, që atëkohë u paraqiten si përfundimisht të papërsëritshme, shkruan fillimisht “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Në shtetet e Europës qendrore (Visegrad), janë instaluar regjimet e popullizmit të djathtë. Në anën tjetër Rusia zgjeron zonën e saj të dhunimit ushtarak dhe zonat e ndikimit, kurse në anën tjetër investitorët kinezë po fusin nëpër borxhe vendet e kësaj zone, përcjell foldrejt.com.
Nëse e çara po thellohet në kontinentin plak, duke kujtuar konfliktin ruso-ukrainas, ishte edhe një pyetje vendimtare e Shoqërosë Gjermane për Konsumatorët e Europës Lindore, e cila me ndihmën e German Marshall Fund lidhi ndërkombëtarisht shkencërtarët dhe profesionistët nga vendet e krizave.
Përveç vendeve të Visegradit (Hungaria, Çekia, Sllovakia, Polonia) programet e Rrugës së Mëndafshit nga Kina kanë rezultuar të suksesshme edhe në Ballkan, mendon specialisti kines, Jakub Jakóbovski.
Megjithatë, Rusia, edhepse kërkon një aleancë anti-perëndimore me Kinën, vendi i saj nuk është atraktiv për investitorët nga Pekini.
Në fund media gjermane citon edhe kritiken e Putinit, Elena Fanailova , ku Gjermania ka bërë gabimin politik “kolaboracionist” me aprovimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Duhet të kujtojmë, që Perëndimi e nxiti Maqedoninë Veriore që të shmangte çdo tentativë të kalimit të Turkish Stream përmes territorit të saj. Atëkohë Nikola Gruevski refuzoi kërkesën perëndimore. Me ardhjen në qeveri të Zoran Zaevit, erdhi edhe fundi i gazsjellësit rus përmbi Maqedoninë Veriore./Foldrejt.com