Shembulli i Maqedonisë Veriore tregon sesi partia, shteti dhe biznesi janë kthyer sëbashku në një “maqineri parash”. Këtë detyrë e ka për ta sqaruar Prokuroria Speciale, që po heton shkeljet e qeverisë mbi dhjetëvjeçare të Nikola Gruevskit, shkruan fillimisht “Neu Zürcher Zeitung”, përcjell ekskluzivisht foldrejt.com.
Sipas medias zvicerane, se Gruevski udhëhoqi shtetin me gënjeshtra dhe mashtrime këtë e dinin të gjithë, por sesi ndodhi “state capture” kjo po zbulohet ngadalë falë edhe portalit investigativ OCCRP, e cila ka nxjerë në pah dokumenta të ish kryeministrit.
Pjesa ku sqarohet nga hetimet është edhe ndërtimi i Zyrave të OBRM-PDUKM në qendër të Shupit. Në fillim, ishte e paqartë se nga erdhën financat, kurse tani kuptohet se firma BETON që i takon njërit ndër personat më të pasur të vendit Minco Jordanov dhe ku 75 përqind të akcioneve i përkasin shtetit (nënkupto: partisë qeveritare) e ka ndërtuar atë.
Firma e Jordanov i kishte dhënë OBRM 2.1 milion euro, kurse 6.9 milion euro të tjera nuk ia kishte përllogaritur partisë qeveritare. OBRM vetë për pallatin e saj në qendër kishte dhënë 800.000 euro, përcjell foldrejt.com.
Por Jordanov, do merrte kontrata tjera ndërtimi me vlerë mbi 200 milion euro – kryesisht për të ndëruat projektin “Shkupi 2014 (në fakt “Skopje 2014”), që e ktheu kryeqendrën e Maqedonisë Veriore në një Disneyland.
Në fund media zvicerane jep dyshime nëse drejtësia do fillojë të funksionojë në Maqedoninë Veriore dhe kjo lidhet kryesisht me largimin e Nikola Gruevskit nga vendi – pavarësisht se ishte i dënuar me burg.
Se çfarë lidhje ka arratisja e tij me qeverinë aktuale, është akoma e paqartë…../Foldrejt.com