Një shqiptar rrezikon të ekstradohet nga Anglia, pasi është kapur nga policia britanike duke organizuar dhe drejtuar një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese të rrënuar në Angli.
Sipas medieve britanike 26-vjeçari, Jorgen Baimi është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në burg.
26-vjeçari cilësohet nga mediet britanike si bos ose gangaster, ndërsa theksojnë se fillimisht ai ka pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se ishte kërcënuar se do t’i vrisnin familjen e tij në atdhe në Shqipëri.
Më vonë ai e braktisi këtë mbrojtje dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej ‘Boss’ dhe jepte këshilla kriminale për të tjerët.
Fabrika e kanabisit ishte vendosur brenda godinës së madhe të bardhë të braktisur, ku të gjitha dritaret ishin mbuluar dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.