Dje në Komunën e Drenasit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku prezantuan para qytetarëve të kësaj komune buxhetin për vitin 2023, transmeton Fol Drejt.
Me buxhetin e vitit 2023, i cili tashmë është miratuar në parim në Kuvend, do të vazhdojmë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë.
Ai parasheh që investimet kapitale, si dhe mallrat e shërbimet të arrijnë vlerën 1.3 miliard euro, gjë që pastaj reflektohet në rritje të aktivitetit biznesor si dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kurse buxheti për komuna vitin tjetër pritet të jetë për rreth 100 milionë euro më i lartë sesa ai i këtij viti.
Për vitin 2023 pritet të jetë 18.1 milionë euro, më i lartë se ai i vitit 2022.
Ministri Murati së bashku me ministrin Çeku patën rastin të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe t’iu përgjigjen pyetjeve dhe komenteve të tyre mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër./FolDrejt/