Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është bërë prezantimi i hulumtimit për trajtimin e rasteve të abuzimeve seksuale tek vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara, nga institicionet e drejtësisë.
Siç ka thënë ministrja Haxhiu në një postim në facebook, në këtë organizim, përveç veprimeve të ndërmarra, është theksuar edhe nevoja për inkurajimin e raportimeve dhe rëndësinë e veprimeve serioze institucionale në raport me këto raste.
“Në prezantimin e hulumtimit për trajtimin e rasteve të abuzimeve seksuale tek vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara, nga institicionet e drejtësisë.
Në këtë organizim, përveç veprimeve që kemi ndërmarrë, theksova edhe nevojën për inkurajimin e raportimeve dhe rëndësinë e veprimeve serioze institucionale në raport me këto raste.”, ka shkruar ministrja Haxhiu në facebook./FolDrejt/