Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot është prezantuar projekti KSV-022 i Qeverisë së Luksemburgut për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë, vlera e të cilit do të jetë 6 milionë euro, shkruan Fol Drejt.
“Prezantohet projekti KSV-022 i Qeverisë së Luksemburgut për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë.
Vlera e projektit do të jetë 6 milionë euro, i financuar nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut.”, shkruan në njoftimin e ministrisë në Facebook.
Ministria njoftoi se sot para ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Naim Bardiqi, në prezencë të Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ekipi i ekspertëve të angazhuar nga LUX-Dev ka prezantuar propozimin për projektin “KSV-022 Project (2023-2025)” që pritet të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në tre vjetët e ardhshëm.
“Vlera e projektit do të jetë 6 milionë euro, i financuar nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut.
Qëllimi i projektit do të jetë në ofrimin e kontributit për “Përmirësimin e qasjes në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor për popullatën e përgjithshme”.”, shkruan tutje në komunikatë.
Ministria shtoi se objektivat e projektit synojnë të përmirësojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore përmes inovacionit dhe digjitalizimi, ndërsa rezultati i këtij projekti do të jetë themelimi i Qendrës së Dijes dhe Inovacionit për shërbime shëndetësore cilësore në Kosovë. /FolDrejt/