Lufta Rusi-Ukrainë, ka trazuar mbarë globin e sidomos vendet baltike në kufi me këto dy shtete të cilat janë në konflikt, por ekspertë dhe qytetarë të Kosovës kanë ndarë shqetësimet e tyre edhe për sigurinë në Kosovë.
Kosova tashmë si shtet i ri ka ushtrinë dhe policinë e saj, por si autoritet final të sigurisë ka edhe trupat e NATO-s që shërbejnë në kuadër të forcës KFOR.
NATO në trupën e KFOR-it që shërben si autoritet final i sigurisë në Kosovë, ka gjithsej 3,746 nga 28 vende anëtare të NATO-s.
Tri shtetet të cilat prijnë me numrin më të madh të ushtarëve në vendin tonë janë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prijnë me numrin më të madh të ushtarëve prej 635 sosh, menjëherë pas saj është Italia me 628 ushtarë dhe Hungaria me 469 ushtarë.
Kurse tri vendet me më së paku prezencë ushtarake në kuadër të KFOR-it, janë Suedia e cila ka 2 ushtarë, pas saj janë shteti i Lituanisë dhe Malit të Zi me vetëm nga një ushtar prezent në Kosovë.