Themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner Yevgeny Prigozhin tha sot se fraksione të ndryshme në Kremlin po shkatërrojnë vendin duke u përpjekur të mbjellin farat e mosmarrëveshjes.
“Lojërat e rrezikshme janë bërë një dukuri e zakonshme në kullat e Kremlinit. Ato thjesht po shkatërrojnë shtetin rus,” tha Prigozhin, sipas Reuters.
Ai nuk specifikoi se cilat fraksione të Kremlinit i referohej, por tha se ata do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të përhapur mosmarrëveshje dhe se do të duhet të paguajnë për këtë, transmeton Fol Drejt.