Yevgeny Prigozhin, lideri i grupit ushtarak privat rus Wagner, tha sot se ai beson se kundërofensiva e Ukrainës tashmë ka filluar dhe se forcat e tij po vërejnë rritje të aktivitetit përgjatë frontit.
Në një deklaratë të publikuar nga shërbimi i tij për shtyp në Telegram, Prigozhin tha se “faza aktive” e kundërofensive do të fillojë në ditët në vijim, njofton Reuters.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi më herët sot se Kievi së shpejti do të nisë një kundërofensivë kundër forcave ruse dhe tha se ai ka besim se Perëndimi më pas do t’i dorëzojë Ukrainës avionë luftarakë modernë, transmeton Fol Drejt.