Yevgeny Prigozhin, themeluesi i organizatës private paraushtarake ruse “Wagner”, tha sot se nuk është i sigurt se anëtarët e atij grupi do të vazhdojnë të luftojnë në Ukrainë.
Prigozhin iu përgjigj pyetjes së një gazetari se nuk ishte i sigurt se “Wagner” do të angazhohej posaçërisht në Ukrainë, pasi ai refuzoi ta vendoste atë grup nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, raportoi Reuters.
Anëtarët e “Wagner” luftuan si në Afrikë ashtu edhe në Lindjen e Mesme./FolDrejt/