Sot, kreu i organizatës private paraushtarake Wagner Yevgeny Prigozhin i bëri thirrje edhe një herë Ministrisë Ruse të Mbrojtjes që të shtojë dërgesat e municioneve për njerëzit që luftojnë për të marrë qytetin Bakhmut në Ukrainën lindore.
Në një video që ai publikoi në kanalin e tij Telegram, Prigozhin tregoi se operacionet luftarake kërkojnë të paktën 300 tonë municion artilerie çdo ditë, raportoi Reuters.
“Treqind ton në ditë janë 10 kontejnerë mallrash, dhe kjo nuk është shumë. Por rreth një e treta e kësaj sasie na dërgohet”, tha Prigozhin ndërsa inspektonte arkat me armë këmbësorie në një magazinë që ai tha se ndodhej në verilindje të Bakhmutit, në qytetin Soledar, transmeton Fol Drejt.