Themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, njoftoi sot se grupi ka filluar të tërheqë forcat e tij nga qyteti i pushtuar ukrainas Bakhmut dhe po ua dorëzon pozicionet e tij trupave të rregullta ruse.
“Ne po tërheqim njësitë nga Bakhmut. Nga pesë e mëngjesit të sotëm, 25 maj deri më 1 qershor, shumica e njësive do të transferohen në kampet aty pranë. Ne po ia dorëzojmë pozicionet tona ushtrisë,” tha Prigozhin në një video të postuar në Telegram, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai njoftoi se forcat e Wagner-it do të ishin gati të ktheheshin në Bahmut nëse ushtria e rregullt nuk ishte në gjendje të menaxhonte situatën në terren./FolDrejt/