Princi Harry dhe gruaja e tij Megan Markle vizituan Mbretëreshën Elizabeth pasi ata fluturuan për në Britaninë e Madhe, konfirmoi një zëdhënës i çiftit për BBC.
Duka dhe Dukesha e vizituan Mbretëreshën në Kështjellën Windsor dje, ku u ndalën në rrugën e tyre për në Hagë, Holandë, për “Invictus Games”, një garë sportive për ushtarët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota, mbrojtësi i të cilit është Princi Harry, shkruan BBC, përcjell FolDrejt.
Harry dhe Megan panë gjithashtu Princin Charles, babain e Harry-t, ndërsa ishin në Kështjellën Windsor./FolDrejt/