Pjesa më e madhe e nxënësve në një shkollë fillore në Birmingham, Angli, ka bojkotuar mësimin e promovimit të (anti)vlerave të LGBT. 600 nxënës janë tërhequr nga prindërit e tyre. Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo shkollë më së shumti ka fëmijë të besimit islam, ku homoseksualiteti është i ndaluar.
Tensionet mes drejtuesve të shkollës dhe prindërve është rritur, pasi prindërit kanë kërkuar që fëmijët e tyre të mos paraqiten në shkollë deri në kohën kur do zgjasin mësimet për (anti)vlerat e LGBT.
Prindërit e quajnë të pamoralshme që fëmijët e tyre të mësojnë me libra shkollorë ku lexohen tregime për “babai, babai dhe unë”, pra një fëmijë që rritet nga dy “baba” homoseksualë ose dy nëna lejsbike./Foldrejt.com