Sipas Al Jazeras, shkëmbimet janë komentuar si provokim i hapur i cili e ka prishur armëpushimin, ndërsa frika për një pushtim të mundshëm nga ana e Rusisë, ende është e pranishme.
Forcat e qeverisë ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit kanë shkëmbyer akuza të reja për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit, transmeton Fol Drejt.
Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut tha se bombardimet kishin në shënjestër fshatin Petrivske të kontrolluar nga rebelët. Sulmet ndodhen në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, ndërsa e ashtuquajtura Republika Popullore e Luhanskut pretendoi se kishte pasur disa incidente me mortaja.
“Pretendimet për shkelje të armëpushimit vijnë pasi Perëndimi paralajmëroi se Moska mund të përpiqet të krijojë një “pretekst” për pushtimin e Ukrainës” – shkruan Al Jazera.
Ushtria ruse u tërhoq pas “spektaklit” të ushtrimeve, ndërsa shtyu shtetet perëndimore të mobilizoheshin për një sulm të mundshëm, të vërtetë. Shumë nga zyrtarët perëndimor nuk i besojnë tërheqjes së “ariut” siberian, ndërsa preferojnë që ta mbajnë nën vëzhgim. Incidentet si këto në fshatin Petrivske, mund të eskalojnë e të marrin përmasa më të gjera./FolDrejt/