Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoresha e Arsimit, Besianë Masmurati vunë gurthemelin e shkollës së re të mesme profesionale për tregti, hoteleri dhe turizëm “7 shtatori” në kryeqytet.
Për këtë Masmurati njoftoi edhe përmes një postimi në facebook, përcjell Fol Drejt.
“Ditë e bukur dje ☀️ sepse filluam ndërtimin e shkollës së mesme profesionale për tregti, hoteleri dhe turizëm “7 shtatori” 👷🏻♀️👷🦺
Bashkë me Perparim Rama dhe Krenar Xh Xhaferi, vendosëm gurthemelin për shkollën e tregtisë, hotelerisë dhe turizmit. Shkolla e re do të ketë:
✅ 4000m2
✅ mbi 800 nxënës
✅ restaurant për punë praktike të shkollës
✅ sallë të sportit
✅ ambiente moderne e miqësore
Nxënësit e SHMLP “7 Shtatori” Prishtinë Tregti-Hoteleri-Turizem mund të fillojnë mësimin në shkollën e re menjëherë pasi të kompletohet ndërtimi i objektit, që pritet të zgjatë afër 1 vit”, u shpreh ajo./FolDrejt/