Tri ndeshjet e javës së 26-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll kanë përfunduar baras. Në këtë mënyrë Prishtina dhe Ballkani kanë bërë nga një hap pas në garën për titull, sikurse që ka bërë edhe Feronikeli për pjesën e sipërme të tabelës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë mes Llapit dhe Prishtinës përfundoi me rezultat 1-1. Skuadra kryeqytetase shënoi e para në pjesën e parë, kurse pasimin fantastik të Korenicës e shndërroi në gol Ahmed Januzi. Në pjesën e dytë Mentor Zhdrella me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë e barazoi rezultatin në 1-1.
Edhe Ballkani ka luajtur baras me Ferizajn (1-1). Në minutën e 17-të, Arbër Prekazi i kaloi mysafirët në epërsi. Dhjetë minuta para fundit vendasit e siguruan barazimin me eurogolin e Ermal Krasniqit.
Ndeshja në mes Feronikeli dhe Drenicës përfundoi me rezultat 0-0.