FC Prishtina u është rikthyer fitoreve në derbin ndaj Feronikelit (3-1), që u zhvillua të hënën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Llapit, Prishtina ishte me efikase ndaj kampionëve në fuqi të elitës dhe me plotë mërit rrëmbeu maksimumin e pikëve.
Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 11-të, kur asistimin e Armend Thaqit në gol e shndërroi Otto John. Dy minuta më vonë për rezultatin 1-1 është përkujdesur Albert Dabiqaj. Golin e dytë për kryeqytetasit e shënoi Gauithier Mankenda në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Ahmed Januzi, i cili vulosi rezultatin final 3-1. Pas tri pikëve të reja, Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 54 pikë, kurse “Nikli” mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.
IPKO SUPERLIGA
Prishtina – Feronikeli 3-1
Gjilani – Llapi 2-2
Ballkani – Vushtrria 3-1
Drita – Dukagjinin 2-0
Drenica – Trepça ’89 2-4
Flamurtari – Ferizaj 3-2
Tabela