Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur mbrëmë për CNN për situatën në Kosovë, ndërsa ka shfrytëzuar rastin t’i fajësojë institucionet e Kosovës për përkeqësim të situatës në katër komunat veriore, shkruan Fol Drejt.
Mediat serbe e kanë pasqyruar në mënyra të ndryshme intervistën e tij, varësisht nga pozicioni që kanë karshi pushtetit.
Slobodna Bosna thotë se në fillim të përfshirjes, Vuçiq iu përgjigj deklaratave të “kryeministrit të institucioneve të Prishtinës, Albin Kurti”.
Slobodna Bosna tregohet edhe më e ashpër në raportim, ndër të tjera shkruan:
“Dua të them vetëm se fjalët e tij, gjithçka që kemi dëgjuar janë jo vetëm akuza të forta, por edhe mallkime nga Albin Kurti. Gjesti i tij flet për moszbatimin e marrëveshjes së mëparshme. Serbët duan mbrojtje për veten dhe të dashurit e tyre.”
Oslobodenje i jep rëndësi citatit nacionalist të Vuçiqit, i cili akuzon Albin Kurtin si sulmues të serbëve:
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në një intervistë për CNN se që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit në Prishtinë, ka pasur 353 sulme me motive etnike ndaj serbëve.
Që nga fillimi i këtij viti janë qëlluar me armë zjarri gjashtë persona, dy prej tyre fëmijë.”
Në intervistë ai thotë se që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Serbia i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet “ndërsa Prishtina nuk e ka përmbushur obligimin e saj të vetëm – formimin e Asociacionit.”
Vuçiq provon ta luajë rolin e viktimës në këtë intervistë, duke ia ngarkuar fajin e përkeqësimit të situatës, palës kosovare./FolDrejt/