Prishtina po bëhet edhe me 30 autobusë të rinj, e gjashtë nga ta janë autobusë elektrikë.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj për Klankosova.tv.
Zogaj tha se do të bëhet përpjekje që autobusët të hyjnë në përdorim deri në fund të vitit të ardhshëm.
“Do t’i blejmë 30 autobusë, gjashtë prej tyre do të jenë elektrikë. Kredia do të nënshkruhet këtë vit. Procedurat e prokurimit vitin e ardhshëm. Po tentojmë deri në fund të vitit të ardhshëm që t’i sjellim autobusët”, tha Zogaj.