Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, duket se po e shfrytëzon mos qarkullimin e qytetarëve në qytet për t’i përfunduar punët në gjysmë, shkruan IndeksOnline.
Ai ka bërë të ditur se është vendosur ndiçimi në vendkalime të këmbësorëve në lagje të ndryshme.
Ditë më parë, Ahmeti ka bërë të ditur se kanë rregulluar edhe disa gropa në Prishtinë.
“Siguri edhe më e madhe në trafik për këmbësorët 🚶♀️🚶🏻dhe vozitësit 🚗 tash, pas vendosjes së ndiçimit në vendkalime të këmbësorëve në lagje të ndryshme.
Vazhdo #rriNshpi
#Prishtina”, ka shkruar ai.