FC Prishtina ka suspenduar stërvitjet me qëllim të ruajtjes së futbollistëve nga rreziku i përhapjes së koronavirusit.
“Suspendohet procesi stërvitor i ekipit të parë. Futbollistët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Pas anulimit të zhvillimit të ndeshjeve kampionale, FC Prishtina nuk do t’i mbaj më as procesin stërvitor me qëllimin e vetëm që t’i ruaj futbollistët nga rreziku i përhapjes së virusit. Pezullimi i stërvitjeve do të vlej deri në njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.