Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna që ai drejton ka themeluar Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, raporton Fol Drejt.
Lajmin e konfirmoi i pari i kryeqytetit përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku tha se për të jetësuar përkushtimin e qeverisjes lokale për një jetë të sigurt për të gjithë, sot zyrtarisht kanë themeluar Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë.
Rama theksoi se sigurinë e qytetarëve të Prishtinës e ka prioritet. /FolDrejt/