Gentian Muça zyrtarizoi sot largimin nga Tirana dhe befasia ishte vërtetë e madhe, por mbrojtësi do të mbetet bardheblu në fanellën që do të mbajë veshur.
Prishtina pritet të jetë skuadra e tij e re. Pak minuta më parë, në një prononcim për emisionin “Zona Gol”, presidenti i klubit kosovar, Remzi Ejupi, pranoi se Muça është afër firmës me Prishtinën.
Pritet që të hënën transferimi të zyrtarizohet. “Panorama Sport” mëson se në orët e fundit për Muçën ka pasur zëra edhe për një marrëveshje të mundshme me Kukësin.
Por, tashmë gjasat janë që të firmosë me Prishtinën.