Një person ka raportuar në polici se është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë, në Prishtinë, me ç’rast persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe më pas janë larguar.
Më tej bëhet e ditur se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 20 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat dyshohet se janë të armës automatike AK-47.
Të lënduar nuk ka, por njësitet policore janë duke hetuar rastin.