Një rast i tentimvrasjes është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, me ç’rast vetura e një personi është qëlluar me plumb.
Rasti ka ndodhur me datën 13 janar, pas mesnatës, rreth orës 00:32, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.
Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar./FolDrejt/