Një person është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur në kryeqytet, mbrëmë, rreth orës 19:00, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktima, bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Nuk raportohet për të lënduar ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/